Gjykata e Posaçme lë në burg Kristi Bixhekun, anëtari i bandës së Laert Haxhisë u ekstradua nga Holanda

17/03/2025 13:32

Gjykata e Posaçme la nën masën arrest në burg Kristi Bixhekun.

Vendimi siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha u shpall nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani në një seancë me dyer të mbyllura qe njihet ndryshe edhe si seanca e marrjes në pyetje e të hetuarit i cili u ekstradua nga Holanda pak orë më parë.

Bixheku njihet si një nga anëtarët e grupit të Leart Haxhisë për dyshimet se në bashkëpunim me Tafanin dhe dy të tjerë vendosën lëndë plasëse në banesën e shtetasit B.T. në qytetin e Lushnjës.

Akuzat që rëndojnë ndaj 30 vjeçarit janë shkatërrim prone me eksploziv, sigurim i kushteve për të vrarë dhe grup kriminal.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta