
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, iu përgjigj përmes një videoje ironisë që i bëri kryeministri Edi Rama më herët nga Fieri.
“Fle aq shumë sa nuk i lëviz fija e flokut”, tha Rama për Bashën, ndërsa ky i fundit ia kthen po me ironi: “Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta”.
“Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ‘Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian’. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Ram”, tha Basha.
Top Channel