Aksident në Përmet/ 76-vjeçari humbet kontrollin, makina përmbyset në rrugë
17/03/2025 16:17
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Çarçovë”, shtetasi A. T., 76 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 76-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Top Channel