
16/03 22:28
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike ditën e djeshme.
Marco Rubio diskutoi hapat e ardhshëm për zgjidhjen e konfliktit me Sergej Lavrov, tha Departamenti amerikan i shtetit.
Dy homologët “ranë dakord të vazhdojnë punën drejt rivendosjes së komunikimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë”.
Dy kryediplomatët u takuan në Arabi Saudite muajin e kaluar, takim që shërbeu për nisjen e rikuperimit të marrëdhënies mes dy shteteve pas shkëputjes së saj nën administratën Biden.
Top Channel