Vatikani publikon foton e parë të Papës që nga shtrimi në spital, kreu i kishës katolike kremtoi meshën e së dielës

16/03/2025 19:39

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital.

Fotografia tregon Françeskun në kapelën e spitalit Gemelli në Romës.

Ai shihet i veshur me një petk për të kremtuar meshën.

Vatikani njoftoi sot se për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital Papa Françesku kremtoi meshën në kishën e spitalit Gemelli të Romës.

Bashkim do të thotë të jesh mes priftërinjve që kryesojnë meshën. Kjo tregon se Papa ka shkuar përtej pjesëmarrjes së thjeshtë në meshë ose marrjes së Eukaristisë siç ka bërë në javët e fundit.

Vatikani tha se Papa vazhdoi me trajtimet dhe terapitë e tij, punoi dhe nuk kishte asnjë vizitor gjatë ditës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta