Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit
16/03/2025 13:06
Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.
“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria sipas medias maqedonase.
Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.
Top Channel