Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, uron kryeparlamentarja Spiropali: Pastë ndriçimin e Perëndisë!

16/03/2025 15:38

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Kryeparlamentarja shprehet “Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë.”

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta