
Ministri i Brendshëm maqedonas , Pançe Toshkovski ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit, në Maqedoninë e Veriut.
Toskovski tha se më shumë se 20 persona janë të dyshuar, ndërsa theksoi se 15 persona janë shoqëruar në komisariat.
“Rreth 15 persona ndodhen në komisariat. Është ndaluar një ish-sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, një drejtues sektori në të njëjtën ministri, një ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 punonjës të drejtorisë. Disa nga të arrestuarit janë persona që kanë qenë organizatorë të ngjarjes, disa janë personel sigurie dhe disa janë përfshirë në aktivitete të tjera. Kjo kompani nuk ka licencë të ligjshme operimi”, tha ministri.
Tre të mitur humbën jetën dhe mbi 20 të mitur u plagosën. Më tej ministri shtoi se 22 persona janë në gjendje kritike.
Top Channel