Çdo muaj 550 të huaj në Vlorë/ Paraqesin kërkesën për leje qëndrimi, duan të punojnë ose jetojnë në qytet

15/03/2025 12:14

550 shtetas të huaj në muaj kërkojnë leje qëndrimi në qytetin e Vlorës.

Shumë prej tyre vijnë si punëtorë kryesisht nga Filipinet, Egjipti, India por edhe Australia, Rusia, Ukraina dhe sigurisht ka një numër të madh italianësh.

Në hoteleri shikon shumë punonjëse nga Filipinet të cilat po përballen edhe me problemet shqiptare

“Kam një vit që punon në një hotel në Dhërmi por nuk e kam gjetur veten mirë. Pata një incident, dëmtova dorën dhe drejtuesit e hotelit ku punoja nuk u interesuan. Çdo gjë e kam kaluar vetëm”.

Një pjesë e madhe e kërkesave bëhen nga ata që duan të jetojnë në Vlorë. Italianët ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe ata janë nga të gjitha moshat, por bien në sy pensionistët.

“Po rinovoj dokumentet dhe ky është i treti vit që jetoj në Vlorë. Jetoj me gruan, por është bukur por ka dhe disa gjera jo të mira por besoj do ndryshojnë në të ardhmen. Në Vlorë jetojnë shumë pensionist Italian dhe jetojnë shumë mirë, ndërkohë që Shqipëria me Italinë janë të pandashme”.

“Jam transferuar në Vlorë prej një viti. Rinovova dokumentet që më kishin skaduar dhe këtu ka shumë Italianë. Në Vlorë është shumë bukur dhe ka një diferencë më Italinë, pasi këtu në Vlorë në mbrëmje bën shëtitje pa asnjë problem ndërsa në Itali në Vareze ku unë jetoj, ka banda dhe të rinj të rrezikshëm. Këtu jetohet mirë dhe gjëja e parë është siguria, plus klima e mirë, deti njerëzit. Jemi shumë italianë që jetojmë këtu, shëtisim, ushqehemi mirë argëtohemi etj”.

“Po rinovoj dokumentet. Ndihem shumë mirë këtu, për qetësinë që na ofrohet nuk ka kriminalitet dhe jemi shumë pensioniste që jetojmë këtu”.

“Jam nga Rusia dhe jetoj e punoj në Vlorë prej dy vitesh, punoj në një agjenci imobiliare”.

“Erdhëm nga Australia, ne vendosëm të largohemi në kohën e COVID-it pasi Australia atëherë ishte si një burg dhe kur shikonim nëpër lajme që Europa apo Shqipëria kishte ndryshim , argëtime dhe lirshmëri vendosëm të vijmë këtu. jemi shumë të sigurt këtu, njerëzit janë shumë të dashur, ushqimi i mirë, dhe jeni shumë krenar për kulturën tuaj vendin tuaj dhe sidomos për flamurin tuaj. Kemi një vajzë adoleshente e cila studion në Tiranë e cila është shume e sigurt kur kalon në rrugët e qytetit dhe në orët e vona, ndaj ne kemi vendos të kalojmë jetën tonë këtu”.

Rritja e shpejtë e turizmit ka rritur edhe numrin e të huajve që duan të jetojnë në qytetin e Vlorës ku ka shumë nevojë për punonjës për shkak se emigracioni ka ndikuar jashtëzakonisht shumë prej 35 vitesh.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta