Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol gjatë natës në Lezhë! Dyshohet për vetëm një autor, lëvizte me…

14/03/2025 08:54

Zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol gjatë natës në një lokal në Lezhë.

Top Channel mëson se lokali është në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë burime bëjnë me dije se ka qenë një person i cili ka vepruar i vetëm në hedhjen e tritolit.

Nga kamerat dallohet të ketë qenë në këmbë autori, por ende nuk është e qartë nëse ka mbërritur më parapara me makinë në vendin e ngjarjes pasi në lagje është bllok pallatesh ku ka dhe biznese dhe lëvizin shumë automjete.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta