Macron i bën thirrje Rusisë: Pranoni armëpushimin dhe ndaloni sulmet

14/03/2025 23:01

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje Rusisë sot të “pranojë propozimin amerikan dhe ukrainas për një armëpushim 30-ditor” dhe “të ndalojë” “aktet e dhunshme” në Ukrainë.

Macron diskutoi sot situatën me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Nesër do të vazhdojmë të punojmë për të intensifikuar mbështetjen për Ukrainën, për një paqe të qëndrueshme në videokonferencën që do të kenë Macron, Starmer, Zelensky dhe të gjithë partnerët tanë”, tha presidenti francez.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta