
Alteo është vogëlushi i cili vuante nga një sëmundje në zemër, që për pak do t’i kushtonte jetën.
Sot ai është në studion e “Për Shqiptarët”, i shëruar plotësisht dhe gati për t’iu rikthyer pasionit të tij për futbollin.
Ka qenë mamaja e Alteos, Alma, ajo e cila ka rrëfyer fillimisht vështirësitë që ka përjetuar për shkak të sëmundjes së të birit.
Vitet e fundit kanë qenë një makth për Almën dhe të birin që rendeshin dyerve të spitaleve, por sot vogëlushi i është rikthyer jetës së përditshme normale.
Pas dërgimit të Alteos në spitalin italian Bambino Jesu, aty ku është kuruar, Alma ka qenë e detyruar të qëndrojë larg dy fëmijëve të tjerë dhe bashkëshortit.
Pas rrëfimit të nënës, vogëlushi është futur në studio me një top futbolli me vete.
“Ka një arsye pse Alteo sot ka marrë edhe topin me vete. Ai na ka treguar se kur ka qenë sëmurë, i ka premtuar Elvisit që nëse do shërohej, do luante me top. Tani Alteo gëzon shëndet të plotë dhe sado që për disa njerëz mund të duket si një element i vogël e i parëndësishëm, një premtim i tillë apo një fjalë e mirë për të motivuar dikë që gjendet në vështirësi, mund të ketë një rëndësi shumë të madhe në përmirësimin e jetës së atij personi
Ajo që Alteo ka pasur në mendje gjithë këtë kohë, ka qenë premtimi që i ka bërë Elvisit dhe dëshira e madhe për ta mbajtur këtë premtim i ka dhënë forcë dhe e ka motivuar për të mos u dorëzuar”, tha Bora Zemani.
Alteo më pas i ka dhënë Elvis Naçit dhuratën në të cilën tregohej fotoja e shkrepur gjatë kohës që ai ka qenë i sëmurë.
“Ishit me mua në ditët më të vështira…”, shkruhej në një pjesë të dedikimit.
Top Channel