
Prokurorët belg thanë të enjten se disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian.
Sipas prokurorëve, janë kryer 21 kontrolle nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flandër, Valoni dhe Portugali.
Prokurorët nuk zbuluan emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme.
Ata thanë se korrupsioni, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të rreme besohet se kanë ndodhur rregullisht dhe “me shumë diskrecion” nga viti 2021 deri më sot.
Kjo ka ndodhur “nën maskën e lobimit tregtar dhe ka marrë forma të ndryshme, si shpërblime për marrjen e qëndrimeve politike ose dhurata të tepruara, si shpenzime për ushqim dhe udhëtime apo ftesa të rregullta për ndeshje futbolli’, shtuan ata.
Prokurorët thanë se janë sekuestruar disa dokumente dhe objekte, me qëllim zbulimin e provave për pastrim parash.
Top Channel