
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjedhë Kryepeshkopin e ri më 16 mars.
“Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë“, thuhet në njoftim.
Kryepeshkopi i ri do të pasojë kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, i cili drejtoi Kishën Orthodokse për 33 vite.
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë në 25 janar 2025 në moshën 95-vjeçare në një spital në Athinë. Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.
Top Channel