Aksident i frikshëm në Fier! Motori përplas nga mbrapa makinën, një i plagosur
13/03/2025 08:21
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Libofsh, pranë repartit të FNSH.
Një motomjet ka goditur nga pas një automjet tip Opel, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel