“Ai dëshiron të vrasë ukrainasit”/ Zelensky akuzon Putin për zvarritje të armëpushimit: Ka frikë t’i thotë Trump që do të vazhdojë luftën

13/03/2025 22:53

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për shtyrjen e një armëpushimi 30-ditor të propozuar nga SHBA në luftën në Ukrainë, pasi udhëheqësi rus kishte “rezerva” për marrëveshjen e mundshme.

Gjatë fjalimit të tij sot, Zelensky kritikoi përgjigjen “shumë të parashikueshme dhe manipuluese” të Putinit.

“Putini, natyrisht, ka frikë t’i thotë Presidentit Trump drejtpërdrejt se ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë, sepse ai dëshiron të vrasë ukrainasit” tha Zelensky.

Zelensky akuzoi liderin rus për zvarritje të negociatave në vend që ta refuzonte plotësisht marrëveshjen.

Ai përsëriti se Ukraina është “e gatshme të punojë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë sa më konstruktive të jetë e mundur” me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të arritur një marrëveshje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta