
Qindra studentë protestues kanë bllokuar ndërtesën e stacionit të televizionit publik të Serbisë RTS në Beograd, ne një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve ne vend vetëm disa tubimit gjigant të planifikuar të mbahet gjatë fundjavës, që pritet të përbëjë pikën kulmore të demonstratave disa mujore antiqeveritare.
Gjatë rrethimit të selisë së RTS, njësitë policore ndërhynë duke përdorur shkopinjtë e gomës ndaj turmës, që tentoi të mbyllte njërën prej hyrjeve kryesore të godinës me gardhe metalike të sigurisë.
Një efektiv i veshur civil mbeti i plagosur e u dërgua në spital me lëndime në sy. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shkoi ta vizitonte personalisht, ndërsa më pas shkroi në Instagram se “për cdo akt të dhunshëm që kryejnë, autorët do të mbajnë përgjegjësi”. Protestuesit njoftuan se aksioni do të vazhdojë për 22 orë.
“Të gjithë do të mund të dalin nga ndërtesa, por askush nuk do të mund të hyjë”, thanë organizatorët e protestës.
Protestat kundër korrupsionit, të cilat po drejtohen nga nga studentët e universiteteve serbe janë përhapur në gjithë vendin gjatë katër muajve të fundit, që kur 15 persona humbën jetën nga pasojat e shembjes së një çatie në një stacion treni në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.
Top Channel