Video/ Barcelona e bën dramë në “Camp Nou”, katalanasit munden me dy gola nga Atletico dhe rrezikojnë eliminimin
Për shkak të motit të keq dhe parashikimit në vijim për shi dhe erë të fortë, kapiteneria e Vlorës ka kërkuar që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Për parandalimin e cdo situate të papritur po ashtu janë marrë masa për ndalimin e disa mjeteve të lundrimit.
Konkretisht:
1.është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 02:00 datë 11.03.2025.
2.të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë do të mbërrijë në portin e Vlorës në orën 13:00.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 12.03.2025.
Top Channel