Për të parën që nga krijimi i saj në 2013-ten, Lista Serbe mund të mbetet jashtë qeverisë së Kosovës. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon rezultatet aktuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, njëri prej dhjetë vendeve në parlament, të rezervuara komunitetit serb, i ka shkuar Partisë së Nenad Rashic për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Deri më tani, kujton REL, Lista serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i kishte siguruar të dhjetë vendet parlamentare, të garantuara nga dokumenti themeltar i vendit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një pozitë ministrore në Qeverinë e Kosovës i është rezervuar komunitetit serb, ndërsa një tjetër komuniteteve tjera minoritare joserbe.

Nëse ekzekutivi i Kosovës përbëhet nga më shumë se dymbëdhjetë ministri, atëherë emërohet edhe një ministër tjetër nga radhët e komuniteteve joshumicë.Bazuar në këtë nen të Kushtetutës, nga sa shpjegojnë ekspertët, një qeveri pa Listën Serbe -do të ishte legjitime në aspektin juridik, megjithatë do të nevojiteshin konsultime me të gjitha partitë parlamentare. Politologu serb, Ognjen Gogiq, beson se Lista Serbe nuk dëshiron në të vertetë të jetë pjesë e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, pro ajo ka luftuar për të marrë dhjetë ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës vetëm që të mund t’i bllokojë disa procese.

Ivan Zaporozhac, nga Lista Serbe, ka thënë për mediat në gjuhën serbe në Kosovë se “Kurti po përpiqet, në çdo mënyrë, ta shtyjë Rashicin në Kuvend dhe ta formojë qeverinë përmes tij”, ndërsa përcolli bindjen e kësaj force politike se një qeveri e tillë, sipas saj, do të ishte “jolegjitime”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta