Ekskluzive/ Nis numërimi mbrapsht i afatit të KQZ, Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e kandidatëve të PS!

11/03/2025 11:29

Kur numërimi mbrapsht ka filluar drejt orës për të dërguar kandidatët për deputet në PS, mësohet se kur PS do t’i japë dorën e fundit listës rozë.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu duke i referuar burimeve nga PS raporton se fillimisht Rama do të diskutojë paraditen e së mërkurës emrat që vijnë nga diaspora.

Këtë do ta bëjë me atë që njihet si Këshilli Diasporës, një organizëm brenda në PS udhëhequr nga drejtuesi politik për Diasporën Taulant Balla.

Do të jetë ora 18:00 e së mërkurës kur Rama dhe Kryesia Socialiste do të hartojnë listën finale e për t’ia çuar KQZ.

Të 12 drejtuesit politik do të dalin një e nga një për të lexuar emrat e skuadrave të tyre në garën e 11 Majit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta