
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në lidhje me ndërtimin e listave ka sugjeruar që ato të ndërtohen në atë mënyrë që grupi i ri parlamentar socialist të përfshijë rreth 30-35 deputetët më efektivë të grupit aktual.
Në një postim të bërë në Facebook, Koçi shprehet se përgjegjësit politikë të qarqeve duhet të jenë te lista e mbyllur, për të shmangur konfliktin e interesit, dhe se edhe Edi Rama do duhet të jetë te lista e mbyllur.
Kjo sipas deputetit Koçi, sepse ndryshe fushata në Tiranë kontraktohet dhe se sipas tij, gjithë “ne të tjerët jemi thjeshtë të nevojshëm”.
Reagimi i plotë i Petro Koçit:
Nje konsiderate modeste per percaktimin e kandidaturave socialiste per parlamentin e ardhshem.
Ata qe kane detyren e hartimit te listes jane ne nje siklet dhe veshtiresi te padiskutueshme.
Cilido te jete vendimi per perfshirjen ose jo te cdo vetepretendimi ai duhet respektuar pa vene ne dyshim angazhimin personal ne fushate per fitoren e PS.
Nese pritshmeria jone per steken e fitores shkon diku mbi numrin 80 atehere nje grup parlamentar me rreth 40 deputete te rinj do ishte nje revolucion ne perfaqesimin tone ne Kuvendin e ri.
Grupi i ri duhet ti perfshije rreth 30 – 35 deputetet me efektive te grupit aktual, nje pjese e te cileve do jene te 46 emrat fitues nga vota direkte per partine ne te gjithe vendin.
Lista e mbyllur duhet te jete e kombinuar ku nese 1/3 do jene ministra jo deputete apo te tjere atehere perceptimi se kemi nje ekip te ri eshte plotesisht i garantuar perballe nje opozite qartesisht prapakthimi.
Lista e hapur duhet menaxhuar me kujdes duke shmangur ne fushate perplasjet e mundshme mes kandidateve dhe duke balancuar garen e brendshme me ballafaqimin e forte me kundershtaret e pales opozitare.
Pergjegjesit politike te qarqeve duhet te jene te lista e mbyllur qe te shmanget konflikti i interesit ne menaxhimin e fushates.
Ne kete rast i vetmi i domosdoshem eshte Edi Rama. Edhe ai duhet te jete te lista e mbyllur sepse ndryshe fushata ne Tirane kontraktohet. Gjithe ne te tjeret jemi thjesht te nevojshem.
Ne fushate te behet kujdes qe te evitohet parimi i Republikes se Drejtoreve. Kongresi e dha shembullin. Republika eshte e perfaqesuesve te popullit, pra e parlamentareve.
Lista me propozime pritet të kaloje në filtrin e Kryesisë së PS, ndërkohe që më 12 mars është afati i fundit për dorëzimin në KQZ.
Top Channel