Shfrytëzonte dy motra për prostitucion, arrestohet 19-vjeçarja në Berat
07/03/2025 11:38
Një 19-vjeçare është arrestuar këtë të premte pasi shfrytëzonte për prostitucion dy shtetase (motra), ku njëra prej tyre është e mitur.
Po ashtu ka nisur procedimi për dy shtetaset që ushtronin prostitucion.
“Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni policor i koduar “Multiple”.
Shfrytëzonte për prostitucion 2 shtetase (motra), njëra prej tyre e mitur, arrestohet 19-vjeçarja.
Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel