“1600 të rinj në administratë”/ Rama: Fond 65 mln euro për garancinë rinore dhe tregun e punës me programin e praktikave
04/02 11:51
Banorët e 5 fshatrave të njësive administrative Kolsh, Surroj e Arrën kanë protestuar para institucionit të Bashkisë së Kukësit për lënien në dorë të fatit të rrugës nga e cila duhet të kalojën çdo ditë.
Në rast se rruga Kukës-Surroj që ligj këto fshatra nuk do të ndërtohet, ata paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit.
“Ne kërkojmë rrugën zotëri. Është rrugë katastrofë. As miq për qejf nuk na vijnë te shtëpia”, thonë qytetarët.
Rruga Kukës-Surroj për shkak të gropave dhe dëmtimeve ndër vite është bërë e pakalueshme me automjete sipas këtyre banorëve.
Top Channel