Nesër 8 marsi, Veliaj nga burgu: U kam lënë porosi kolegëve në bashki, për gratë dhe vajzat udhëtimi në urban do të jetë falas

07/03/2025 18:46

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehet se ka lënë porosi stafit të tij që nesër gratë dhe vajzat të mos paguajnë nëse udhëtojnë me urban.

Këtë njoftim ai e beri në një reagim në rrjetin social Facebbok, ndërsa ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta