Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi
07/03/2025 17:28
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.
Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një motor në afërsi të Casa Italia-s, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit.
Uniformat blu janë nisur për në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital nga shërbimet e urgjencës.
Pritet informacion paraprak nga policia.
Top Channel