Irani i përgjigjet letrës së Trump: Nuk do ketë marrëveshje me presione dhe kërcënime

07/03/2025 16:55

Irani nuk do të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që vazhdon politikën e saj të presionit dhe kërcënimeve kundër Teheranit, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në përgjigje të deklaratës së Donald Trump për letrën drejtuar liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

“Ne nuk do të fillojmë negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në për sa kohë që ajo vazhdon politikën e saj të presionit dhe kërcënimeve“, tha Araghchi.

Programi bërthamor i Iranit nuk mund të shkatërrohet nga operacionet ushtarake. Kjo është një teknologji që ne kemi arritur, e cila është në mendjen tonë dhe nuk mund të bombardohet. Besoj se nëse kryhet një sulm ndaj Iranit, mund të shkaktojë komplikime më gjerë në rajon“, përfundoi ministri iranian.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta