
Forumi i Gruas dhe komuna e Tuzit zhvilloi dje një pritje ku morën pjesë gra të shquara në disa fusha.
Gazetarja e Top Channel, Genta Popa Prodani ishte pjesë, e cila do të nderohet me një çmim dhe do të moderojë një panel.
“Me rastin e ditës së Gruas, eventet që kanë filluar këtu kanë në fokus Gruan dhe Turizmin. Tani që flasim ka nisur ceremonia e mirëseardhjes ku drejtoresha ekzekutive e unionit të bashkive shqiptare në rajon Andriola Kambo dhe kryetari i komunës se Tuzit Lindon Gjelaj kanë ftuar në një pritje gra të shquara me kontribute në fushën e turizmit, lidere në biznese turistike të rajonit, personazhe te shquar te botes akademike të trashëgimisë sonë kulturore, emra të shquar të gastronomisë tradicionale. Që nga Kalabria e deri në Malësitë tona.
Do ketë fjale përshëndetëse dhe ndarje çmimesh. Ndihem shumë e vlerësuar që më është akorduar nje çmim Medalja e mirënjohjes”, i cili do te me jepet pas pak. Është një përjetim i veçantë duke pasur parasysh sidomos faktin që Top- Channel qe ne fillimet e tij i kushtoi një rendësi të veçantë pasqyrimit të ngjarjeve te rëndësishme te rajonit tonë, dhe vazhdon ta bëjë ende sot duke afruar shqiptarët edhe me shumë pranë njeri tjetrit.
Dita e nesërme fillon me disa panele diskutimesh. Unë do të moderoj panelin për ndikimin e politikes në zhvillimin e turizmit, rolin e gruas në bërjen e politikave te turizmit, me zjn. Edita Tahiri, deputeten dhe aktivisten Eliza Hoxha…e te tjera gra te spikatura
Do të vijnë një panel për turizmin si biznes, dhe një tjetër panel për rëndësinë e promovimit te trashëgimisë kulturore me pjesëmarrjen e veçante të Prof.Dok.Afërdita Jonuzi, Mjeshtre e madhe, etnologe.
Koha e drekës i gjen të gjithë pjesëmarrësit në sheshin Skënderbej të Tuzit në një aktivitet të Kuzhinës së Hapur, një udhëtim të veçantë gastronomik dhe kulturor, me fokus përgatitjen e djathit të zier (Mazës), një tradite që ka mbijetuar në shekuj në malet e Malësisë. Konsiderohet një pasuri e trashëguar dhe simbol i forcës, dashurisë dhe përkushtimit të grave të këtij rajoni.
Aty bashkëbisedohet nga afër dhe ndahen përvojat për traditën dhe mikpritjen shqiptare”, raportoi gazetarja Genta Popa.
Top Channel