“Cili është plani B i Shqipërisë?”/ Rama: Vetëm anëtarësimi në BE! Është iluzion të besojnë se…

07/03/2025 11:27

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”.

Kreu i qeverisë bëri një kthim pas në kohë, kur ishte i ri dhe përfshirjen në politikë, ku iu drejtua të rinjve duke u thënë se nuk e kuptojnë pse është e rëndësishme politika.

Më tej foli për planin B që ka Shqipëria, ku tha se është anëtarësimi në BE.

“Për të ardhur të pyetja, s’dua të marr shumë nga koha juaj duke u kthyer 35 vite më parë. Isha aq i ri sa të pranishmit në auditor. U përfshiva për të kërkuar lirinë. Ajo çfarë dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinjtë që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika dhe besojnë se duke e cilësuar si diçka të pistë, nuk duan të bëjnë, në fakt mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikën dot. Është iluzion të besojnë se nëse rrish jashtë saj, nuk prekesh dot, është e kundërta në fakt. Ka të bëjë me pjesëmarrjen, jo me profesionin. Ka të bëjë me angazhimin si qytetar. Për liritë e tyre. Pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE. Ka gjëra që nuk do të jenë të sigurta, të pakthyeshme. Ndaj kur më pyesin ç’plan B ka Shqipëria, them anëtarësimi në BE.”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta