37 vite në mësimdhënie! Historia e mësueses së histori-gjeografisë që u bë mësuese që në moshën 21 vjeçare

07/03/2025 20:10

Veronika Zguro mësuese e historisë dhe gjeografisë për 37 vite ju përkushtua profesionit të saj sa të vështirë aq edhe të bukur. 

Ishte vetëm 21 vjeç kur për herë të parë hyri në klasë si një mësuese dhe fytyrat e nxënësve nuk i harron asnjëherë ndërsa mes shumë kujtimesh më i veçanti mbetet një moment kur ajo kuptoi se kishte fituar dashurinë e nxënësve të saj.

Teksa kthehej nga puna ajo u aksidentua dhe ndërsa mjekët përkujdeseshin për për të dhoma e spitalit u mbush me nxënës të cilëve shqetësimi për mësuesen u lexohej në sy.

Sot mësuese Veronika shijon vitet e pensionit dhe këtë ditë është takuar me mësues të tjerë në një aktivitet festiv që u dedikohet atyre që gjithë jetën ja dedikuan mësimdhënies ndërsa përcjell urimin e saj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta