Trump “kursen” Meksikën, fqinji i SHBA-së nuk do tarifohet deri më 2 prill për mallrat që bien nën marrëveshjen USMCA

06/03/2025 18:13

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se pasi ka folur me presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum ka rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada deri më 2 prill.

Në postimin e tij thuhet:

Pasi fola me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për çdo gjë që bie nën Marrëveshjen USMCA. Kjo marrëveshje është deri më 2 prill. E bëra këtë si një akomodim dhe nga respekti për presidentin Sheinbaum. Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë dhe ne po punojmë fort, së bashku, në kufi, si për të ndaluar hyrjen e të huajve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për të ndaluar futjen e fentanilit. Faleminderit presidentja Sheinbaum për punën dhe bashkëpunimin tuaj të palodhur!

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta