“Sllovenia bëhet si Vlora dhe Austria si Tirana”, Rama në takimin me të rinjtë e PS: Në Europë ishim dhe kur erdhi Sudja me Rrapushin

06/03/2025 17:50

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Aty ai shpjegoi benefitet e të qenit pjesë e BE-së, duke e cilësuar atë si një ‘game-changer’.

“Momentin kur hyjmë në BE, hyjmë në kategorinë e shteteve përfituese. Janë kontribuuesit, më të fuqishmit dhe përfituesit, më të vegjlit. Krahas buxhetit që ne kemi, kemi dhe një buxhet ekstra për të gjitha gjërat që kemi shumë nevojë. Për rininë dhe universitetet, BE është një ‘game-changer’ i jashtëzakonshëm.

Përtej kësaj është dhe një ngritje e jashtëzakonshme morale, në aspektin e të qenit jo vetëm të barabartë përpara Zotit, por edhe me vulë. Në momentin që futemi në BE, në pasaportën tuaj nuk do të shkruhet vetëm Republika e Shqipërisë, por edhe Bashkimi Europian. Sot një shqiptar nuk çohet dot në mëngjes dhe të arrijë në darke në një vend të BE-së dhe thotë do filloj të jetoj këtu.

Sot janë shumë të ngatërruara gjërat. Në BE, menjëherë Shqipëria bëhet si Pogradeci dhe Kroacia bëhet si Korça, e më tutje, Sllovenia bëhet si Vlora, e pastaj më tutje akoma, Austria bëhet si Tirana. Pra bëhemi një vend. Kemi të njëjtat rregulla, të njëjtat aksese, por kemi institucionet e veçanta. Kjo garanton pakthyeshmërinë mbrapa.

Në Europë ishim kur ishte Sudja me Rrapushin. Në Europë ishim edhe kur kishim diktaturën. Në Europë ishim dhe më përpara, kur Europa ishte në të tjera ujëra dhe ne në të tjera ujëra”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta