Në kohën kur nga SHBA mbërrijnë sinjale për zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pyetje të shumta rrethuan edhe vijimësinë e qëndrimit të trupave amerikane në Kosovë.

Misioni i NATO-s atje, KFOR, ka ofruar soguri për më shumë se 25 vjet. Nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se për momentin, nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket pozicionimit të forcave të tyre.

Por, me tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe me ndryshimin e prioriteteve globale, Kosova duhet të përgatitet për çdo skenar, thonë ish-zyrtarë të NATO-s. Jamie Shea, u shpreh për REL se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është transaksional” dhe se mund të kërkojë nga Kosova favore në këmbim të mbajtjes së trupave.

“Ndaj, jini të përgatitur”, thotë ai. Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, vlerëson se vendi, aktualisht, nuk është në gjendje të vetëmbrohet. Kfor nisi të dislokohej në Kosovë qershorin e 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila detyroi tërheqjen e plotë të ushtrisë dhe policisë serbe nga vendi. Fillimisht ai përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur me kalimin e viteve në rreth 4.600.

REL pyeti dhe NATO-n se nëse ka ndonjë plan për të siguruar që prania e KFOR-it në Kosovë mbetet e pandryshuar, në vazhdën e reduktimit të mundshëm të trupave amerikane në Evropë. Në përgjigjen që mori, mes tjerash, thuhet se “zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, përfshirë praninë e SHBA-së në Evropë”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta