
Emisioni “Shqipëria Live” me gazetaren Sidorela Gjoni u ndal këtë të mërkurë në detajet e reja të ngjarjes tronditëse, vrasjen në Tiranë të 24-vjeçares palestineze.
Me të ftuarit e saj në studio, u analizuan detajet që kanë dalë deri tani në dritë, ku dyshohet se autori i ekzekutimit të saj në një banesë që kishin marrë me qira në Tiranë është babai i saj.
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, tha se nëse e reja mes të tjerash ka pasur plagë edhe në mitër sikundër pretendohet, lë të dyshohet për krim me ngjyrim seksual.
“Nëse ka plagë në mitër, atëherë mund të jetë krim që merr ngjyrime seksuale”, tha ai, ndërsa shtoi se do duhet që të vërtetohet që autori i krimit është babai, dhe nuk është dora e një personi tjetër.
Më poshtë mund të gjeni videon dhe diskutimet e plota:
Top Channel