
Për herë të parë në vitin 2025 fermerët që merren me mbarështimin e gjedhëve do të përfitojnë subvencionim nga skema kombëtare edhe për viçat.
Të gjithë fermerët që kanë 10 viça do të marrin subvencionim 5 mijë lekë të reja për kokë. Skema e re e subvencioneve në bujësi u vendos dje gjatë mbledhjes se Qeverise. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj prezantoi ndryshimet në skemën e financimit.
“Skema Kombëtare do të ketë kohën e vet, për gjedhët deri në 10 mijë e leke për lopë, dhe 5 mijë lekë për mëshqerrat, por jo më pak se 10 krerë. Kjo masa vazhdon të jetë si një kufi që mbështet ekonominë e shkallë dhe nxit bashkimin e fermerëve që tu jepet mundësi e financimit.”, shprehet Anila Denaj.
Por ndryshe për fermerët e gjedhëve, për ata që mbarështojnë dhi dhe dele nuk ka asnjë ndryshim për mënyrën se si do të subvencionohen .
“Për bagëtinë imët vijon 1200 për krerë, për bletarinë 1000 lekë për koshere. Për perimet masa 200 mije lekë për hektarë, por jo më pak se 1Ha.”, shtoi Denaj.
Ndërsa për të gjithë fermerët që kanë vendosur të prodhojnë në sera produkte me zero pesticide do të ketë një tjetër mbështetje, kjo pasi lufta biologjike kundër dëmtuesve është prioritet i BE
“Gjithashtu kemi rritur një masa financimi për kontrollin e dëmtuesve ku 50% e vlerës totale e faturës tatimore do të financohet nga skema kombëtare”, thekoi ministrja.
Ndërsa për sa i përket skemës së naftës pa taksa, ministrja Denaj tha se do të pësojë disa ndryshme pasi do të rriten kontrollet për përfituesit, sipas saj naftë do të marrin vetëm ata që punojnë tokën.
Top Channel