
Në një takim që zhvilloi këtë pasdite me të rinjtë e PS në Tirana, kreu i qeverisë Edi Rama tha se synimi është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, dhe kjo sipas tij edhe si një lloj hakmarrjeje për gjithë ç’ka ndodhur në të shkuarën.
I pyetur se ku e gjen këtë energji, Rama tha se ende ka zjarrin e brendshëm dhe se e mban synimi që vendi jonë të futet në BE.
“Për sa kohë kam këtë zjarrin e brendshëm nuk kam nevojë të mendoj se ku t’i gjejë energjitë, pastaj nëse zjarri shuhet atëherë do të jetë e vështirë për t’i gjetur energjitë… ajo që më mban është fakti që mund ta përmbyllim këtë fazë duke u anëtarësuar në BE.
Dhe në një farë mënyrë është dhje një lloj hakmarrje për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën, kjo është pak a shumë përgjigjja që unë do të jepja”, u shpreh Rama.
Top Channel