
Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me policinë kanë zbarkuar sot pranë inceneratorit të Elbasanit në vijim të hetimeve për zjarrin që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023.
Sipas prokurorisë, qëllimi i inspektimit të kësaj të enjteje ka qenë këqyrja e vendit të ngjarjes.
Burimet zyrtare konfirmojnë se tashmë është regjistruar dosja për veprat penale “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”.
Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe pasojat mjedisore të tij, ndërkohë që është duke hetuar gjithashtu kompaninë Eco Elb në rast se ka elementë të për shpërdorimit të detyrës.
Gjatë ditës së sotme u morën në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen administratori i Eco Elb, një inxhinier dhe dy punëtorë.
Dy ditë më parë edhe në Këshillin Bashkiak të Elbasanit pati debate në lidhje me ndotjen që shkakton landfilli në mjedis dhe mosfunksionimin e inceneratorit.
Top Channel