“Do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese”, Berisha: ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare,

06/03/2025 20:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.

Berisha tha se nëse do të vijë në pushtet, një nga gjërat që do të bëjë është ti rikthejë prodhimin shqiptar.

“Pastaj shtyllë kryesore ‘Made in Albania’. Nuk ka vend që të ketë fuqi prodhuese për kilometër katror siç ka Shqipëria në çdo lloj aspekti. Si bujqësor, minerar, nëntokësor, etj.

Çfarë ndodh miqtë e mi. Në mënyrë dramatike bie prodhimi vit për vit. Statistika zyrtare. E dëgjoni të flasë ndonjëherë ky, zogu i qyqes çdo mëngjes ta përdorë fjalën prodhim? Asnjëherë të vetme, nuk ekziston.

Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Atëherë, ne i rikthehemi me të gjithë fuqinë prodhuese potencialit tonë.

‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, është Shqipëria e begatimit, është Shqipëria e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët. Është Shqipëria që tërheq investitorët e huaj.

Ka 10 vite që një investitor serioz i madh në Shqipëri nuk shkel. Ikën ata që ishin, e braktisën Shqipërinë. Si do të bëhet, si do bëhet Shqipëria pa investime të huaja, pa kompanitë e mëdha. Jo.

Ne do të krijojmë mjedisin më miqësor”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta