Blegtorinë e dëmton importi! Qumështi serb vjen me çmim shumë më të lirë se sa prodhimi i fermave shqiptare. Fermeri: U detyrova të…

06/03/2025 15:19

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson TAB1 numri i të imtave dhe gjedhëve në rang kombëtarë.

Dashamir Çela në vitin 2019 për të ngritur këtë stallë ku ka 35 krerë lopë dhe 10 viça. Ai thotë se është në prag falimentimi sepse industria e përpunimit të qumështit lëndën e parë e merr nga importi që si origjinë kanë shtetet e rajonit. Dhe kjo e ka një arsye qumështi i importit kushton shumë herë më lirë, nëse dashamir do të jetonte në Serbi do të subvencionohej me 40 mijë euro, ndërsa këtu ai merr vetëm 100 euro për krerë lopë.

“Kemi pasur sprova në blegtori, pasi nuk ka blegtori. Problemi është importi i qumështit nga Serbia, Hungaria, Kosova ata mbështet ndërsa ne jo, dhe detyrimisht ne kemi një qumësht shumë herë më të shtrenjtë se ata. Ata janë tregtarë e do të shohin interesat e tyre.”, tha Dashamir Çela.

Blegtoria shqiptar është më i keq trajtuari nga Mistria e bujqësisë në rang rajoni, kjo është dhe arsye se përse fermat me kafshë po shkojnë drejt zhdukjes.

“Një lopë në Shqipëri mbështet 100-120 euro , në Maqedoninë e Veriut një lopë qumështore mbështet 950 euro. Një lopë qumështore në Kosovë mbështete 650 euro, një lopë qumështore në Serbi mbështet 1400 euro”, shprehet Ervin Resuli, ekspert ekonomie.

Situata jo e mirë ekonomikë, e detyron bujkun t’i kthehet herë pa herë emigrimit, puna ë ndërtim e ndihmon të ushqejë familjen dhe lopët.

“Nga shpenzimet e mëdha që kisha u detyrova të shkoj përsëri në emigrim madje mora edhe një linjë mjelje që të rris standardin e higjienës, por përsëri këtu është shumë e vështirë.”, tha fermeri, Dashamir Çela.

Por që të ndryshojë fati i Dashamirit dhe kolegëve të tij, ata shpesh herë kanë shkuar në dyert e Ministrisë së Bujqësisë bashkë me zgjidhjen e ajo është subvencioni lek për litër qumësht, kjo jo vetëm që do të formalizote fermat, por dot ë shtonte dhe numrin e krerëve të gjësë gjallë.

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta