
Presidenti rus, Vladimir Putini do të donte t’i propozonte presidentit amerikan, Donald Trump një ndarje të re të zonave të ndikimit, siç ndodhi në Jaltë në vitin 1945, të paktën këto janë thashethemet që qarkullojnë nëpër Webfaqe ruse pro-qeveritare.
Moska ëndërron akoma perandorinë e humbur sovjetike dhe objektivi i parë është Moldavia
Kur shkroi dëshminë e tij për Revolucionin Rus të vitit 1917, gazetari amerikan John Reed e titulloi atë “Dhjetë ditët që tronditën botën”. Por pas telefonatës së parë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, çdo ditë duket se është një revolucion, ose një përmbysje e rendit të vjetër botëror, duke supozuar se një i tillë ekziston ende. Në këtë vorbull të vazhdueshme, disa detaje të rëndësishme rrezikojnë të humbasin.
Financial Times ka siguruar një dokument nga qeveria ruse, që daton në prillin e kaluar, të paraqitur nga kryeministri Mikhail Mishustin gjatë një takimi jozyrtar me disa të ftuar, por të besuar, si Sergey Karaganov, deri pak vite më parë kuratori i imazhit të presidentit rus dhe një mbështetës i vendosur i përdorimit të armëve bërthamore kundër vendeve evropiane, dhe filozofi i mirënjohur ultranacionalisti, Alexandr Dugin.
Prill 2024, asgjë nuk kishte ndodhur ende, Trump ishte larg kthimit në Shtëpinë e Bardhë, Operacioni Special Ushtarak ishte pezulluar, rubla po fundosej dhe askush nuk mund ta imagjinonte se Vladimir Putin do të bëhej sërish bashkëbiseduesi i privilegjuar i Uashingtonit.
Analiza e paraqitur nga qeveria ruse shprehte “frikën konkrete” se sanksionet perëndimore po hapnin një vrimë shumë të thellë me vendet e “makro-rajonit rus”. Në thelb, ajo shpjegon se si po bllokohej leva e parasë dhe e tregtisë dhe në këtë mënyrë po lirohej kontrolli që Rusia ka pasur gjithmonë mbi vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Gjërat ndryshuan shpejt. Tani, me statusin e saj të ri të superfuqisë që Trump i ka dhënë, Rusia mund të imagjinojë edhe një herë një botë të ndarë në sfera ndikimi, si në kohët e vjetra të Bashkimit Sovjetik sepse ëndrra e Kremlinit ka qenë gjithmonë kjo.
Për të rifituar një pushtet të humbur me shpërbërjen e perandorisë sovjetike, për ta ushtruar atë në një mënyrë jo shumë të “butë” ndaj vendeve që ishin pjesë e saj. Me ekonominë, me të ashtuquajturat ndërhyrje, duke ndjekur gjithmonë fillin e gjuhës së përbashkët ruse, trashëgimia e fundit e gati pesëdhjetë viteve jetoi nën perden e hekurt.
“Pse të mos krijohet një koalicion ushtarak mes nesh dhe SHBA-së dhe të mos përçahet Evropa?”, e pyeti veten propagandisti i famshëm i televizionit Vladimir Solovyov disa ditë më parë gjatë programit të tij televiziv.
Nuk është aq shumë përmbajtja e çuditshme e frazës ajo që ka rëndësi, por fakti që tha hapur, duke “gudulisur” barkun e Rusisë që papritur kthen ëndërrimin e Perandorisë së humbur ruse.
Websitet pro-qeveritare janë të mbushura këto ditë me informacioneve të supozuara rreth planeve sekrete të liderëve rusë, sipas të cilave Putin synon t’i propozojë Trumpit “marrëveshjen e shekullit” për ndarjen e zonave të ndikimit, një version i ri i Jaltës në vitin 1945.
Qëllimi është distancimi i Perëndimit nga hapësira post-sovjetike duke legalizuar dominimin e Moskës në këmbim të lëshimeve në sektorët strategjikë. Uashingtoni është gati të dorëhiqet nga hegjemonia në CIS (Bashkësia e Shteteve të Pavarura e formuar pas shpërbërjes së BRSS). Trump do të donte të fokusohej në Kinë dhe Lindjen e Mesme, pasi për të Ukraina është një barrë dhe sanksionet anti-ruse janë një goditje për korporatat amerikane.
Disa madje parashikojnë nismën për të anuluar ligjërisht Marrëveshjen e Pyjeve të Belovezhskaya që shpërbeu Bashkimin Sovjetik në dhjetor të vitit 1991. Kjo do të krijonte bazën ligjore për kthimin e aseteve të ish-republikave sovjetike nën kontrollin e Moskës, në fakt rilindjen e BRSS në një version të ri.
Për momentin, nuk ka asgjë më shumë se ëndrra magjike larg realitet. Por nuk është e vështirë të imagjinohet gjendja aktuale e shumë vendeve në një farë mënyre afër Rusisë. Nëse ka një shtet që më shumë se çdo tjetër do të marrë statusin e “kanarinës në minierë” në vitet e ardhshme, nuk është Gjeorgjia, e cila tashmë ka një qeveri pro-ruse.
Është shteti më i vogël nga i gjithë ish-Bashkimi Sovjetik, Moldavia, e cila vazhdon të jetë e ndarë në gjysmë midis trashëgimisë sovjetike dhe një afiniteti kulturor rumun, pra evropian.
E varfër, por thelbësore për një hegjemoni të mundshme në Detin e Zi. Qeveria e Kishinaut vazhdon të denoncojë financimin misterioz që për pak sabotoi referendumin që kërkoi dhënien e po-së për Bashkimin Evropian në Kushtetutën moldave ende të re.
Ndërhyrja më e madhe ndodhi në vitin 1991 me krijimin e Transnistrisë, shtet i njohur vetëm nga Moska, e cila mban një garnizon të madh ushtarak brenda saj. Ditët e fundit, trupat ruse të stacionuara gjashtëdhjetë kilometra nga Kishinau, kanë filluar të kryejnë stërvitje me drone “sulmuese” dhe tanke të reja.
Sa herë që flitet për ndërhyrje dhe ndikim në vende të tjera, zëdhënësi i Kremlinit e quan atë si iluzion perëndimor. Ai kishte thënë të njëjtën gjë për planet ruse për të pushtuar Ukrainën.
Top Channel