“Zhvillim pozitiv”, Danimarka: Trump pranoi të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje!

05/03/2025 10:49

Danimarka thotë se presidenti amerikan Donald Trump pranoi të drejtën e Groenlandës për vetëvendosje.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen reagoi ndaj komenteve të Trump për Groenlandën, duke theksuar se ishte një zhvillim pozitiv që presidenti amerikan pranoi të drejtën e ishullit për vetëvendosje.

Ministri i Jashtëm Lars Løkke Rasmussen vuri në dukje se Groenlanda donte të “pakësonte lidhjet me Danimarkën”, por nuk ishte i sigurt nëse ata donin ta bënin këtë për t’u bërë pjesë e SHBA-së.

Por jo të gjithë janë po aq diplomatikë, shkruan The Guardian. Martin Lidegaard, lideri i Partisë Social Liberale Daneze, ose Radikale, i quajti komentet e Trump “plotësisht mosrespektuese”, megjithëse ai gjithashtu vuri në dukje se ato ishin “më pak bombastike/ të rënda” se më parë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta