Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn/ Vihet në pranga pas disa muajsh 29-vjeçari, u ndihmua nga babai dhe vëllai

05/03/2025 10:09
Foto Ilustruese

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij ne shtator të vitit 2024.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, M. N., 29 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, shtetasit G. N. dhe E. N., gjatë një konflikti më datë 11.09.2024, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, kushëririn e tij, shtetasin E. N.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta