Rrëzohet kërkesa e Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Posaçme
05/03/2025 13:05
Kërkesa e Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për revokimin e masës “arrest shtëpie”.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi e cila nuk e pranoi kërkesën e Malltezit për t’i revokuar masën e arrestit shtëpiak, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv, kryer në bashkëpunim me kreun e PD, Sali Berisha për aferën e kompleksit sportiv Partizani.
Top Channel