
Fermerët e Korçës vazhdojnë të presin pemëtoret me mollë pas vitesh të tëra peripeci me mungesën e tregut apo çmimin e ulët.
Fredi Veizi fermer nga fshati Zvirinë prej disa vitesh është duke ulur sipërfaqen e mbjellë me mollë dhe aktualisht ka vetëm një parcelë të vogël që i shërben për të siguruar nevojat për konsum familjar.
I kthyer nga emigracioni mëse dy dekada më parë ai ju përkushtua fermës së tij por vit pas viti është përballur me problematika aq sa tani po mendon përsëri emigracionin. Vetëm një ditë më parë ai ka prerë 2 dynym sipërfaqe me mollë ndërsa pohon se tani nuk ka më shpresë që situata mund të përmirësohet ndaj planifikon të emigrojë përsëri jashtë ku ka edhe fëmijët.
Fermeri për vite me radhë ka marrë sasi të konsiderueshme tokash me qira por nga 96 dynym tani ka vetëm 34 dynym sipërfaqe toke.
Uljen graduale të sipërfaqes së mbjellë me mollë ai është përpjekur ta zëvendësojë me kultura të tjera si qepa por edhe me këtë përpjekje ka mbetur i zhgënjyer pasi ajo nuk është shitur ndaj tani thotë se e vetmja zgjidhje i mbetet të largohet nga vendi.
Top Channel