Mocioni i mosbesimit nga opozita greke për Mitsotakis, reagon kryeministri: Doni ta ktheni Tempin në slogan politik

05/03/2025 11:32

Opozita greke dorëzon sot në Parlament mocionin e mosbesimit për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Kyriakos Mitsotakis kritikoi ashpër opozitën për qëndrimin e saj ndaj tragjedisë Tempi në deklaratën e tij në Parlament.

Ai tha se qeveria nuk do të dorëzohet pavarësisht sulmeve të padrejta dhe do të gjykohet në vitin 2027.

“Duan ta kthejnë Tempin në një pikë përçarjeje dhe një slogan politik të lirë”, tha kryeministri, i cili vetëkritikoi edhe veprimet e qeverisë, duke thënë se “nuk e bindëm shoqërinë se ristrukturimi i trenave është prioritet”.

Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se qeveria do të punojë për ristrukturimin e transportit në Greqi me dy synime: deri në vitin 2027, rinovimin e mjeteve lëvizëse dhe caktimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes së infrastrukturës si një organizmi të madh evropian.

Kreu i PASOK-ut, Nikos Androulakis pritet që të paraqesë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë pas gjetjeve të fundit të EODASAAM-it për aksidentin e trenit në Tempi.

Kreu i PASOK-ut u bëri thirrje të gjitha partive opozitare progresive që të mbështesin nismën e tij legjislative, për dorëzimin e së cilës nevojiten 50 nënshkrime të deputetëve dhe PASOK ka gjithsej 32 deputetë.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, debati për mocionin e mosbesimit fillon dy ditë pas paraqitjes së tij, përveç rastit kur qeveria kërkon që ai të fillojë menjëherë, ndërsa ai nuk mund të zgjatet më shumë se tre ditë nga fillimi i tij.

Greqia është përfshirë në protesta masive pas aksidentit tragjik me 57 viktima në Tempi, i cili më 28 shkurt shënoi 2 vjetorin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta