Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në oborrin e një punishteje produktesh mishi në Fushë-Krujë.

Objekti ndodhet pranë ish-magazinave të grumbullimit. Nga shpërthimi në murin e jashtëm të punishtes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shpërthimi u konstatua vetëm mëngjesin e sotëm, kur punëtorët e punishtes kanë mbërritur në ambientet e punës dhe kanë njoftuar policinë, sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

“Informacion paraprak/ Rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, sipas njoftimit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta