“Faleminderit, po punon shumë”! Elon Musk, vend të veçantë në fjalimin e Trump në Kongres, ja reagimi epik i miliarderit

05/03/2025 07:17

Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”.

“Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump.

Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se shumica e administratave të tjera në katër ose tetë vjet, dhe sapo kemi filluar”.

Deri më sot, Presidenti Trump ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutivë, disa prej të cilave po sfidohen në gjykatë.

Vetëm pak minuta pas fillimit të fjalimit. Presidenti Trump u ndërpre nga zhurma dhe thirrjet që vinin nga ligjvënësit demokratë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dha urdhër për nxjerrjen nga salla të ligjvënësit demokrat Al Green, i cili përfaqëson Teksasin.

Presidenti Trump e vazhdoi fjalimin pasi ligjvënësi Green u largua nga salla.

Elon Musk, drejtues i Departamentit të Efikasitetit në Qeveri, kishte një vend të veçantë në fjalimin e Trump.

“DOGE – ndoshta keni dëgjuar për të”, tha Trump.

“Faleminderit, Elon. Po punon shumë”, i tha Trump.

“Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ne e vlerësojmë atë,” shtoi presidenti, më pas i bëri shenjë anës demokratike të dhomës: Të gjithë këtu, edhe kjo anë, e vlerësojnë, besoj. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë këtë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta