
05/03 23:23
Franca po punon për rivendosjen e një lidhjeje midis SHBA-së dhe Ukrainës për të arritur një “paqe të qëndrueshme dhe të fortë”, sipas një zëdhënëseje të qeverisë franceze.
Sophie Primas tha se Franca dhe Britania e Madhe kanë propozuar një armëpushim, duke shtuar se ai po diskutohet në “kontekstin e negociatave me Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës “në ajër, në det dhe në infrastrukturën energjetike” gjatë një samiti të liderëve evropianë në Londër të dielën.
Por zyrtarët dhe ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë theksuar se nuk është ende një propozim i rënë dakord.
Top Channel