Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është planifikuar për t’u zhvilluar në date 11.03.2025, ora 10:00.

Shorti i hedhur një ditë më parë caktoi gjyqtarin Engert Pëllumbi.

Kryebashkiaku Veliaj ankimoi masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokurorin e SPAK, Olsi Dado.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta