100 minuta/ Trump vendos rekord për fjalimin më të gjatë në seancën e përbashkët të Kongresit

05/03/2025 10:33

Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump zgjati rreth një orë e 40 minuta, duke vendosur lehtësisht rekordin për fjalimin më të gjatë në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Rekordi i mëparshëm u vendos nga Bill Clinton , i cili foli për një orë e 28 minuta gjatë fjalimit të tij në vitin 2000, sipas Projektit të Presidencës Amerikane në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara.

Në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump mbrojti tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe u zotua për shtimin e tyre.

“Vendet e tjera kanë përdorur tarifa kundër nesh për dekada, dhe tani është radha jonë”, tha Presidenti Trump në fjalimin e tij të parë para ligjvënësve amerikanë që nga marrja e mandatit të dytë.

Fjalimi i presidentit vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa prej 25% për eksportet nga Kanadaja dhe Meksika, dy partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë. Uashingtoni dyfishoi po ashtu një tarifë të mëparshme prej 10% për importet kineze. Kina renditet e treta për shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara shënuan rënie të konsiderueshme, ndërsa të tre vendet kanë thënë se do të hakmerren, duke ngritur shqetësime për një luftë më të gjerë tregtare.

 

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta