Zgjatja e afatit për regjistrimin e diasporës, Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën
04/03/2025 18:38
Me kërkesë të dy anëtarëve të zgjedhur nga opozita, Komisioni Rregullator u mblodh në mënyrë urgjente për të shqyrtuar propozimin e demokratëve që shtynte me 5 ditë afatin e e regjistrimit të diasporës.
Argumentet e opozitareve nuk binden anëtarët e propozuar nga mazhoranca të cilët e rrëzuan me shumicë votash.
Mungesa e dakordësisë dhe kushtet ndaj palëve i prenë shpresën e riaplikimit edhe 42 mijë emigrantëve, te cilëve i është refuzuar regjistrimi, për shkak të pasaktësive në aplikim
Top Channel